Qëlloi gruan me thikë, në gjyq bashkëshorti
TIRANE - Prokuroria e Tiranës çon në gjykatë si të pandehur një person që dy muaj më parë plagosi më thikë bashkëshorten e tij, pas një sherri banal. Burime zyrtare pranë gjykatës së kryeqytetit pohuan depozitimin në sekretarinë e kësaj gjykate pak ditë më parë të dosjes në ngarkim të personit të dyshuar Lulzim Mata. Sipas prokurorisë, Mata akuzohet për veprën penale të "kanosjes dhe plagosjes së lehtë me dashje". Si togë të zezë që do të shqyrtojë këtë çështje, shorti elektronik i Gjykatës së Tiranës ka përzgjedhur gjyqtarin Arjan Aliaj. Në ditët në vazhdim pritet të caktohet data për seancë e parë të përballjes së Matës me gjykatën. Ngjarja për të cilën akuzohet Mata është shënuar rreth dy muaj më parë në lagjen "Kombinat" në kryeqytet. Sipas policisë, pas një debati të ashpër, të ardhur si pasojë e grindjeve në çift, ai qëlloi me thikë bashkëshorten e tij S.M. Ai u arrestua pak orë pas ngjarjes, ndërsa dyshohej se ishte i alkoolizuar në momentin e agresionit. a.b