Muça: Mirëpres Vilën
Gjergj VyshkaTrajneri i Dinamos, Shkëlqim Muça ka bërë rezymenë e gjysmës së sezonit. Ai ka pohuar se mirëpret ardhjen e Emiliano Vilës, duke njohur vlerat që ka ky lojtar, por vazhdon të jetë në kërkim të një mbrojtësi të majtë. Në mediat sportive është folur për një ardhje të mundshme në skuadrën tuaj të Emiliano Vilës. Cili është komenti juaj...Së pari, unë nuk jam ende në dijeni të kësaj lëvizje dhe vetëm nëpërmjet gazetave e kam marrë vesh. Nëse realizohet, është një lëvizje që do ta ndihmoj skuadrën.Ju si trajner e parapëlqeni ta keni në skuadër Vilën?Normalisht është një lojtar me vlera, të cilat i ka demonstruar në kampionatin shqiptar, teksa ishte pjesë e Teutës. Një mesfushor, që jo vetëm organizon e ndërton, por dhe e godet portën në distanca të ndryshme. Për mua vlenNdërkohë mundet që pas ardhjes së Vilës të largohet BakajJu vetë keni shkruar, sipas presidentit Sulaj, që ka oferta, të cilat nuk janë konkrete për të. Në të tilla kushte unë e llogaris pjesë të skuadrës.Eshtë thënë që me Putinçanin do vijë dhe një mbrojtës i majtë...Ne kemi diskutuar vazhdimisht për këtë pikë, sidomos me zëvendës/presidentin Braçe, edhe sepse është i vetmi rol në skuadrën tonë që nuk është i dubluar. Pra ne kemi vetëm një mbrojtës të majtë të mirëfilltë e më pas gjithçka na është dashur ta zgjidhim brenda ekipit. Cilat janë alternativat që ju i keni parashtruar presidencës?Eshtë herët për të folur për alternativa, sepse jemi në periudhë pushimesh. Kemi dhe tre seanca stërvitore deri në fund të dhjetorit. E gjatë janarit do të flasim dhe për këtë pikë.Duke iu kthyer skuadrës, vazhdoni ta ndjeni përsëri shijen e hidhur të barazimit me Laçin?çdo rezultat negativ lë një shije të hidhur në skuadër. Megjithatë nuk është tragjedi ky barazim me Laçin, apo humbja në Peqin, sepse skuadra do ta kishte një ditë këtë moment të keq. Sigurisht brenda skuadrës ka dhe mbilodhje nga ngarkesa e madhe në këtë periudhe. Por ne nuk kemi pse të shqetësohemi. Kemi bërë një gjysmë sezoni fantastik, ndërsa në këtë periudhë, sezonin e kaluar, Tirana e Vllaznia ishin 32 e 31 pikë. Kurse ne sot kemi 42 pikë. Jemi në rrugë të mbarë.Nga presidenti Sulaj është thënë që, nëse vijnë lojtarët e menduar, do të ketë dhe largime. Kush mund të ikë nga Dinamo?Presidenti e ka shprehur vetë. Kuptohet që do të mund të largohen nga skuadra ata që nuk mund të pranojnë stolin, apo ato që nuk përballojnë konkurrencën. Sepse në skuadër mund të ketë dhe të pakënaqur. Së fundi, ju shqetëson fakti që nuk është luajtur ende Skënderbeu-Besa, ndërsa një fitore e mundshme e kavajasve i afron ato 9 pikë me ju?Unë nuk mund të paragjykoj, sepse ashtu siç mund të mendojmë se do të fitojë Besa, ashtu mund të themi që do të marrë tripikëshi Skënderbeun. Por ajo ndeshje duhet të ishte bërë, ndoshta jo brenda dhjetorit, sepse tashmë njerëzit janë me pushime, por të paktën në ditët e para të janarit. Nuk ka kuptim që Federata Shqiptare e Futbollit e ka lënë evazive këtë datë, prej së cilës lindin keqkuptime. Sepse ka shumë skuadra që kanë interesa në këtë ndeshje, qoftë dhe ato të fundit të tabelës, të cilat duan ta shohin sa më poshtë Skënderbeun në luftën për mbijetesë. Merrni shembull Italinë dhe i ka caktuar datat menjëherë për ndeshjet e ndërprera. Në Shqipëri datat boshe janë të shumta dhe kjo ndeshje duhet bërë para datës 23 janar, sepse çdo lënie më pas lë vend për keqkuptime.