Barça-Mançester, finalja e ëndrrave
Le ta themi nën zë, sepse nëse do të na dëgjonte ndonjë tifoz i Çelsit, mund të na vihet nga pas, duke bërtitur, ashtu si Balak bëri të mërkurën me gjyqtarin Ovrebo... Por le ta themi: nëse ekziston një zot në futboll, Barcelona-Mançester Junajtid është finalja më e bukur e Champions League, që mund të uronim të gjithë, sepse përfshin dy skuadrat, të cilat, më mirë se të tjerat sot, mishërojnë artin e topit. Të dyja kanë kaluar disa vështirësi rrugës, që do t‘i çojë në Romë më 27 maj: Junajtit ia komplikoi jetën vetes me Porton në çerekfinale, ndërsa Barça ka vuajtur shumë djallëzitë taktike të magjistarit Hiding në gjysmëfinale, aq sa shpëtoi vetëm nga një mrekulli e Iniestës dhe nga vendimet e çuditshme të gjyqtarit të ndeshjes. Por nëse marrim në konsideratë të gjithë sezonin dhe kualitetin e futbollit të luajtur prej tyre, Barcelona-Mançester Junajtid është maksimumi që mund të ëndërrohej.
Dominimi në dy fronte
Fjalë të kota, përshtypje subjektive? Edhe mundet. Atëherë të provojmë ta konfirmojmë falë disa të dhënave. Në fillim të bëjmë një kthim në kohë: Riktheni në mendje finalet e fundit të Champions League dhe kërkoni të kujtoni, nëse keni asistuar ndonjëherë në një sfidë mes dy klubeve dominuese të kampionateve respektive. Nëse ia arrini pa shfletuar shumë, ju heqim kapelen, sepse është e nevojshme të kthehemi prapa deri te sfida legjendare e ‘99, ajo në të cilën Mançester Junajtid i saposhpallur kampion i Anglisë, bëri të qajë Bajernin kampion të Gjermanisë. Nga ai moment e më pas, nuk ka ndodhur më, që finalja e Champions League të vinte përballë dy klubet fituese të titujve kombëtarë. Nuk duhet të duket e çuditshme, pasi dominimi në dy fronte, në këto nivele, është një ndërmarrje e ndërlikuar: shumë ndeshje zyrtare për t‘u përballuar dhe impenjime për t‘u menaxhuar. Në fakt, që kur Kupa e Kampioneve ka ndryshuar formulë dhe emër të Champions League, vetëm në ‘99 dhe ‘94 (Milan-Barcelona 4-0) janë përballur në finale dy skuadra kampione kombëtare. Nuk e marrim në konsideratë ndeshjen Marseja-Milan të vitit 1993, sepse titulli i francezëve u hoq më pas.
Numra të frikshëm
Për ta bërë fondamentale këtë konsideratë, vazhdojmë më tej me numrat. Ata të Barcelonës janë të frikshëm: 147 gola të shënuar në 56 ndeshje sezonale. Sulmi më i mirë i "La Liga"-s me 100 gola në vetëm 34 ndeshje, por edhe mbrojtja më e mirë me vetëm 28 gola të pësuar. Për të sqaruar më tej këtë fakt, vlen të themi se nëse ua "fsheh" topin kundërshtarëve, mundet t‘i lejosh vetes çfarëdo lloj tresheje sulmuese. Në Champions, Barça ka realizuar deri tani 30 gola në 12 ndeshje dhe blaugranët janë madje edhe në finalen e Kupës së Mbretit. Junajtid përgjigjet me shifra më "njerëzore": tashmë, pasi kanë fituar Botërorin e klubeve, Kupën e Ligës dhe "Community Shield", "Red Devils"-at kanë shënuar 63 gola në Premiership, duke pësuar 23. Në Champions, nuk janë të shumtë 18 golat e shënuar nga anglezët, por në 8 ndeshje Mançesteri e ka mbajtur të paprekur portën e tij.
Sfida brenda sfidës
Askush në Evropë nuk mund të ketë numra të krahasueshëm me këto. Por shifrat nuk janë gjithçka, vlen shumë edhe estetika: nëse të martën keni parë golin e tretë "ala playstation" të Man Utd në "Emirates Stadium", e keni idenë se për çfarë po flasim. Për të mos folur për kryeveprën e Barçës në "Bernabeu" të shtunën e 2 majit. Ajo e Romës, pritet të jetë një finale e madhe, pasi do të ketë një përplasje stilesh: kompaktësia dhe klasi i kampionëve në fuqi kundër teknikës dhe spektakolaritetit të sfidantëve. Do të jetë dueli mes të vjetrit, që nuk lodhet (Ferguson, "misteri i 32 titujve", është te Junajtid që nga 1986) dhe të riut që avancon (Guardiola është në debutimin e tij në pankinë). Gjithashtu do të jetë sfida mes "Topit të Artë" në fuqi dhe aspirantit për të qenë pasuesi i tij: Kristiano Ronaldo kundër Mesit. Më shumë se kaq, zoti i futbollit nuk mund të ofronte. Sa keq që e humbi rrugës Çelsin: pas zhgënjimit nga pika e 11-metërshave vitin e kaluar në Moskë, "Blues" nuk meritonin një tjetër shaka të tillë kaq të tmerrshme.