E Diel, 1 Nëntor 2026

70% e bizneseve janë familjare

Biznesi familjar përbën formën më mbizotëruese dhe më të vjetër të organizimit të biznesit. Në mjaft vende ai përfaqëson më shumë se 70 për qind të biznesit në përgjithësi dhe luan një rol kryesor në zhvillimin ekonomik dhe në forcën e punës. Rreth 95 për qind e bizneseve familjare dështon dhe nuk e tejkalon brezin e tretë të pronarëve. Biznesi familjar mund të zmadhojë probabilitetin për mbijetesë, duke futur një strukturë qeverisëse në të dhe duke filluar procesin arsimor të brezave të ardhshëm në këtë fushë. Lidhur me këtë dhe të tjera çështje, Instituti Ndërkombëtar Financiar-IFC, degë e Bankës Botërore, promovoi dje Manualin për Qeverisjen e Biznesit Familjar. Aktiviteti i zhvilluar nga IFC-ja kishte si qëllim përcjelljen e koncepteve dhe praktikave më të mira të brezit të ardhshëm për qeverisjen e korporatave.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›