Bizneset gjermane, me Dhomë Tregtie
Tashmë biznesi shqiptaro-gjerman do të ketë një organizëm të sajën, në drejtim të mbrojtjes së interesave për të dyja palët. Ambasada Gjermane, në prani të krerëve të qeverisë shqiptare, zhvilloi dje një ceremoni me rastin e hapjes së zyrave së Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA). Vetë ambasadori është shprehur se Shqipëria është kthyer në një vend gjithnjë e më interesant për biznesin gjerman. Konferencat
ekonomike gjermano-shqiptare gjatë tre viteve të fundit kanë vënë theksin në zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe. Me hapjen e zyrave të DIHA-s, si përfaqësuese e interesave të biznesit gjerman në Shqipëri, firmat mund të vendosin drejtpërdrejt kontakt me kompani të mundshme partnere. Numri i bizneseve anëtare të DIHA-s është rreth 250 dhe pritet të zgjerohet me krijimin e strukturës së re. Qeveria gjermane ka investuar 800 milionë euro në Shqipëri.