E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barca-Real 2 mije agjente per sigurine

Dy mijë agjentë të policisë katalanase do të kujdesen mbrëmjen e sotme për sigurinë gjatë ndeshjes së kthimit të Champions League, Barcellona-Real Madrid.

Pas incidenteve dhe polemikave të ndeshjes së parë, e dyta është cilësuar si “e rrezikut të lartë” nga ministri i Brendshëm katalanas, Felip Puig.

Tekniku i Real, Jose Mourinho, i përjashtuar në Madrid javën e kaluar, sot është i skualifikuar dhe do ta ndjekë ndeshjen nga një vend privat ku mund të garantohet siguria e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›