E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho dëmton imazhin e Realit

Nga Express më 03 maj 2011 në ora 09:10

Taktika e Real Madridit të Jose Mourinhos kundër Barcelonës javën e kaluar ka marrë kritika të reja të hënën nga selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, dy herë fitues i Ligës së Kampionëve me Borussia Dortmundin dhe Bayern Munichun.

UEFA njoftoi të enjten se ka nisur hetime disiplinore rreth ngjarjeve të përballjes së parë gjysmëfinale mes Real Madridit dhe Barcelonës të mërkurën e kaluar. Njëri prej incidenteve që po hetohet janë kritikat e Mourinhos pas ndeshjes, ku theksoi se gjyqtarët gjithmonë favorizojnë Barcelonën, që fitoi 2-0 në Madrid dhe bëri hap të madh drejt finales.

“Fatmirësisht, taktikat shkatërruese të Mourinhos me synim të provokimit dhe shkatërrimit të planit të lojës së kundërshtarit nuk funksionuan. Një lojë e tillë nuk lidhet me kërkesat e Realit, është vërtet e turpshme për Real Madridin. Një gjë e tillë dëmton emrin e mirë dhe imazhin e këtij klubi legjendar”, shkroi Hitzfeld për magazinën gjermane të futbollit Kicker.

Strategu gjerman nuk fshehu neverinë e tij ndaj portugezit. “Jam takuar me të në takimet e trajnerëve në UEFA dhe sjellja e tij është besnike ndaj imazhit që ka: arrogant e mendjemadh. Barcelona duhet ta bëjë ta paguajë në fushë”, theksoi ai para ndeshjes së kthimit të martën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›