Golin për nënën

Bajram Fetai ia ka sjellë fitoren ekipit të tij Lyngby me një gol të shënuar në minutën e 47-të ndaj FC Nordsjaelland. Sulmuesi shqiptar ia ka dedikuar këtë gol nënës së tij, e cila ishte e pranishme në stadium të dielën.
“Golin ia dedikoj nënës sime. Një i afërm i saj ka vdekur të shtunën dhe pas ndeshjes ajo ka udhëtuar drejt Maqedonisë. Ishte mjaft e mërzitur për këtë rast”, tha përfaqësuesi maqedonas.
Fetai e shënoi një gol fantastik nga distanca në fillim të pjesës së dytë. “Ishte gol i bukur. Shpresoj të nominohem edhe një herë për golin e vitit. Në të kaluarën kjo gjë kishte ndodhur 2-3 herë”, shton ai.
Kjo fitore e ngrit Lyngbyn në pozitën e shtatë të kampionatit suedez. Kjo skuadër ka tri pikë më shumë se Randers FC, e cila gjendet në pozitën e 11-të, që nuk siguron mbijetesën në Superligën daneze.
“Rëndësia e fitores është e madhe. Jemi shumë afër fundit të tabelës. Edhe pse ende asgjë nuk është zgjidhur, na është shtuar sadopak besimi”, tha në fund Fetai.