E Diel, 1 Nëntor 2026

Barca diference te dukshme me Realin

Sulmuesi i katalaneve David Vija ben krahasimin me rivalet kryesore ne La Liga

Sulmuesi i Barcelones David Vija ka deklaruar se diferenca ndermjet skuadres katalane me Realin e Madridit eshte e dukshme. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka si rivalet kryesore merenguet e Zhoze Murinjos por sulmuesi mendon se diferenca dallohet tek ecuria e dy gjiganteve spanjolle ne vitet e fundit. Blaugranat kane triumfuar ne dy sezonet e fundit ne La Liga duke lene armiqte e tyre ne hije dhe Vija i cili eshte transferuar ne Kamp Nou gjate veres mendon se kjo e tregon me se miri hendekun cilesor qe ekziston ndermjet dy ekipeve. Duke folur ne nje konference per shtyp autori i golit qe i dha tri piket skuadres ne sfiden perballe Sporting Gijon nenvijezoi Diferenca ndermjet Barcelones dhe Realit te Madridit eshte e dukshme mjafton te shikoni titujt qe skuadra jone ka fituar ne dy sezonet e fundit. Ne edicionin 2009-2010 Barca ka realizuar dicka qe askush tjeter nuk e kishte bere me pare duke fituar gjashte trofe. Cfare deshiroj me teper te fitoj Nuk mund te perqendrohem vetem te nje trofe i vecante pasi deshiroj qe Barcelona te luftoje per te gjithe titujt e mundshem. Fizikisht ndihem shume mire dhe jemi te pergatitur per nje gare te veshtire ne kampionat. Per shkak te impenjimeve te shumta kemi pak kohe ne dispozicion per tu stervitur megjithate skuadra po reagon mjaft mire ne cdo ndeshje. Me tej bomberi i perfaqesueses spanjolle shtoi se blaugranat nuk jane te shqetesuar per faktin se ne kete fillim sezoni jane te detyruar te ndjekin Valencian dhe Realin e Madridit. Ai shtoi se kampionati eshte i gjate dhe ka kohe per te rikuperuar Nuk jemi aspak te shqetesuar pasi kemi ende shume pike ne dispozicion per te fituar. Ndoshta kjo do te ndodhte po te ishim ne kater ndeshjet e fundit te kampionatit por tani jemi vetem ne fillim.

Pas fitores minimale me Sporting Gijon ndeshje ne te cilen Lionel Mesi mungoi per shkak demtimi Barca eshte akuzuar se nuk ka qene spektakolare si zakonisht. Mungesa e yllit argjentinas ka mjaft peshe dhe kete e konfirmoi mbrojtesi Gerard Pike Tri piket ishin shume te rendesishme per garen dhe objektivat tane. Per te fituar titullin duhet te mposhtesh skuadrat e vogla. Mesi Sfida jone eshte te triumfojme gjithmone me ose pa ate. Megjithate nuk mund ta fshehim faktin se pa Leon cdo gje behet me e komplikuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›