Buxheti i bllokuar rrezikon Keshillin Bashkiak
Keshilli Bashkiak i qytetit te Tiranes ende nuk eshte mbledhur edhe pse ndodhemi ne fund te muajit shtator. Madje sipas te dhenave anetaret as qe kane ndermend te mblidhen. Asnje anetar i kesaj strukture nuk eshte njoftuar per mbledhje te afert nderkohe qe nese buxheti i kryeqytetit nuk miratohet se shpejti ai do te digjet. Perdorimi i fondeve per kryeqytetin behet teper i veshtire per tu realizuar e per tu zbatuar edhe nese keshilli do ta miratonte neser buxhetin.
Organizimi dhe gjithe puna qe ishte parashikuar te behej nepermjet levrimit te qeses per pushtetin vendor per kryeqytetin eshte e veshtire te implementohet per me pak se tre muaj deri ne fund te 2010-s. Ne keto kushte Bashkia e Tiranes ka vijuar punen duke perdorur fondet e projekteve financimeve kredive apo bashkepunimeve me biznesin. Fondet e planifikuara per zhvillimin permiresimin e kushteve ne kryeqytet apo zbatimin e projekteve te ndryshme kane marre rrugen e asgjesimit. Mbledhja e fundit qe ka zhvilluar Keshilli Bashkiak ka qene me 12 korrik te ketij viti.
Hapesira ligjoreSipas ligjit nese buxheti nuk miratohet nga Keshilli Bashkiak dhe rrezohet deri ne tri here atehere Keshilli Bashkiak duhet te shperndahet dhe te shkoje drejt zgjedhjeve te reja. Buxheti i Bashkise se Tiranes per vitin 2010 mbeshtetet ne objektivat afatmesme te zhvillimit te qytetit te percaktuara ne programin buxhetor afatmesem 2010-2012 duke siguruar nje koordinim sa me te mire midis politikave objektivave vjetore dhe afatmesme te zhvillimit te qytetit. Shpenzimet e pergjithshme te Bashkise se Tiranes sipas funksioneve per vitin 2010 parashikohen ne masen 7 542 546 000 leke thuhej ne projektbuxhetin e vitit 2010 publikuar nga Bashkia e Tiranes ne muajt e pare te vitit. Per transportin publik dhe sinjalistiken fondet qe do te perdoreshin sipas projektbuxhetit do te shkonin ne 533 milione leke. Mjedisi dhe rikualifikimet urbane do te financohej ne shumen 2.5 miliarde leke pra 28 e gjithe totalit te buxhetit me nje rritje prej 15 krahasuar me nje vit me perpara ndersa infrastruktura rrugore do te financohej ne shumen e 1.6 miliarde lekeve apo 18 e totalit te buxhetit.
RrugezgjidhjaNe mungese te nje qartesimi per problematiken e krijuar ne Keshillin Bashkiak nga te zgjedhurit e kryeqytetasve buxheti i kryeqytetit ka dy rrugezgjidhje djegie te fondeve ose miratim te projektbuxhetit me vonese. Ne te dyja rastet projekti per permiresimin e te mirave dhe sherbimeve ne kryeqytet anojne me shume nga shigjeta e perkeqesimit se sa ajo e permiresimit. Sakaq kete muaj ne Bashkine e Tiranes Vali Bizhga eshte emeruar serish nenkryetare e bashkise ndersa shefe e kabinetit ne kete institucion eshte emeruar Belinda Balluku. Nje tjeter drejtori e rendesishme ndodhet pa drejtoreshe vendi vakant i se ciles pritet te zevendesohet javet ne vazhdim.