E Diel, 1 Nëntor 2026

Fieri si Holanda plehrat ne tri kosha

Projekti pilot parashikon ndarjen ekologjike te mbeturinave ne qelq leter dhe konsum

Ka nisur dje ne Fier zbatimi i projektit pilot per ndarjen e mbetjeve urbane ne tri kategori si dhe riciklimi i tyre. Si nje kusht per integrimin ne organizmat europiane dhe kombetare mjedisi dhe permiresimi i kushteve te tij eshte vene ne qender te vemendje se Bashkise se Fierit qe me projektet e saj ka mundur te marre mbeshtetjen e Holandes si dhe te Co-planit.

Teper entuziast kryebashkiaku i Fierit do ta cilesonte nisjen e projektit te riciklimit te plehrave si nje etape mjaft e rendesishme e zhvillimit te zones e qe ndikon edhe ne strategjine e zhvillimit te qytetit dhe te rajonit. Ndersa ambasadori i vendeve te uleta Henk Van de Dool ka thene se te gjitha qytetet shqiptare vuajne nje mjedis te ndotur si pasoje e mosmenaxhimit te mbetjeve urbane. Nga ana tjeter zevendesministri i Mjedisit Taulant Bino teper skeptik per kete projekt eshte ndalur me shume te prioritetet e qeverise angazhime qe lidhen me permiresimin e ndjeshem te mjedisit per nje periudhe pesevjecare. Ne jemi sot ketu ne nje stacion te rendesishem te nje pune dyvjecare realizuar ne bashkepunim te ngushte me ambasaden e vendeve te uleta dhe Co-plan te cilat bene te mundur zbatimin dhe realizimin e projektit. Ky eshte nje projektpilot i grumbullimit te mbetjeve ne tri kosha qe do te realizoje qe ne fillim ndarjen e mbetjeve urbane dhe riciklimin e tyre ka thene kryetari i Bashkise Fier. Shqiperia ka nje problem madhor qe ka te beje me pastertine e qyteteve dhe ambasada qe une perfaqesoj eshte perpjekur te asistoje qofte ne sistemin qendror qofte edhe ne bashki per te nderhyre ne problemet mjedisore.

Menaxhimi i mbetjeve urbane eshte nje nga proceset me te rendesishme. Jemi shume krenare qe jemi pjese e promovimit te nje skeme pilot e cila mund te aplikohet ne nivel vendi ka thene Dool. Sipas tij nje nga objektivat e strategjise kombetare per menaxhimin e mbetjeve eshte padyshim riciklimi i materialeve. Zevendesministri i Mjedisit Taulant Bino ka deklaruar se deri ne vitin 2015 do te mbyllen te gjitha venddepozitimet e pikave te pakontrolluara te cilat sot jane nje problem jetik per vendin. Objektivat tona ne fushen e mbetjeve jane te shumta. Ne deri ne vitin 2015 kemi percaktuar mbylljen e te gjitha vend-depozitimeve te pakontrolluara. Ju te gjithe jeni ne dijeni se ne kemi vende ku digjen mbeturina ne ajer te hapur e shkaktojne ndotje te rende ne toke ujerat e nentokes dhe ne ajer. Te gjitha keto do te mbyllen. Ne kemi objektiva per riciklimin te cilat do te rriten deri ne vitin 2015 referoi Bino. Per zbatimin e projektit pilot ne Fier eshte ngritur nje impiant prane fushes se mbetjeve urbane dhe synohet mbulimi i territorit urban brenda pese viteve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›