Barça e ManJu, mbretërit e Facebook
Finalistët e sivjetshëm të Ligës së Kampionëve, Barcelona dhe Mançester Junajtid, janë njëkohësisht edhe dy klubet më të preferuar në rrjetin social Facebook për nga numri i fansave. Sipas studimit të kryer nga portali Futebolfinance, Barcelona ka 13.984.000 fansa, ndërsa Mançester pason me 12.931.000. Shifrat duhen marrë me rezervë pasi ndryshojnë nga dita në ditë, por kjo ishte gjendja kur u krye studimi para disa ditëve.
Në vendin e tretë është Real Madridi (12.841.000), Arsenali (5.600.000) dhe Liverpul (5.457.000).