E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça e Reali e marrin shturar janë 4 El Clasico në 18 ditë!

Sa herë që hidhet kalendari i kampionatit spanjoll, gjëja e parë që bëhet kërkohet me sy ndeshja Real-Barça. Por tani nga e shtuna e deri më 4 maj, do të kemi plot 4 sfida, që duke i shtuar edhe atë të zhvilluar në fazën e parë në “Camp Nou”, ku Barça shpartalloi Los Blancos 5-0. Por tani situata është ndryshe dhe Kasijas jep recetën. Portieri i Real Madridit mendon t’i marrë sfidat një e nga një. Ai ende nuk mendon për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve përballë Barcelonës dhe dëshiron që bashkëlojtarët e tij së pari të fokusohen në ndeshjen e ligës mes dy rivalëve që zhvillohet këtë fundjavë. Real Madridi mposhti Totenhemin me rezultat minimal 1-0, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të garës europiane me rezultat të përgjithshëm 5-0, dhe do të ketë pikërisht Barcelonën si sfidues të radhës. Dy ekipet do të takohen edhe dy herë të tjera, një në kuadër të kampionatit spanjoll dhe një tjetër herë në finalen e Kupës së Mbretit, që do të çojë në katër numrin e ndeshjeve derbi mes tyre brenda tre javësh. “Ne tash kemi dy ndeshje të njëpasnjëshme kundër tyre, por ndjenja është tjetër në Ligën e Kampionëve. Tash le të mendojmë për ndeshjen e ligës. Le të dalim dhe ta fitojmë dhe të reduktojmë pikët. Fitorja në ligë është ende e mundshme”, ka thënë njëshi spanjoll, duke qenë se Reali është 8 pikë poshtë Barcelonës në renditje.

Kalderon: Murinjo ankohet shumë

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Kalderon, ka thënë se trajneri aktual i Los Blancos, Zhoze Murinjo, është një tip që ankohet shumë dhe se për klubin do ishte më mirë një trajner i tipit të Guardiolas. “Mendoj se ankesat e tij për kalendarin ishin shaka. Tashmë e ka shfrytëzuar këtë taktikë edhe në Angli, por ai kështu është krijuar. Murinjo bën mirë në fushë, por ankesat janë të pa justifikueshme. Një ekip i madh nuk duhet të ankohet për gjykimin, fat të keq apo dëmtime. Guardiola nga ana tjetër sillet mirë dhe ka qëndrim të mirë. Ai është shembull”, tha Kalderon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›