Barça e nis keq, në Milano me autobus
Champions
“Me re apo pa re, në Milano do të shkojmë”. Ky është vendimi i marrë nga Barcelona, e cila është nisur pasditen e djeshme në udhëtimin e shpresës drejt gjysmëfinales së parë të Champions League kundër Interit. “UEFA na ka thënë se nuk ka ndërmend ta shtyjë ndeshjen, thotë Guardiola, ndaj nuk na mbetet gjë tjetër veçse të udhëtojmë. Jam i shqetësuar, nuk është ky pushimi ideal pas një ndeshjeje të lodhshme ndaj Espanjolit, por nuk kemi zgjidhje tjetër. Do të udhëtojmë me autobus, njësoj si skuadrat e kategorive të treta apo të katërta”. Kështu që udhëtimi i katalanasve ka nisur pasditen e djeshme rreth orës 15:00 dhe ka zgjatur rreth 10 orë.
#