Meklaren, dopjetë Batën & Hemilton, zhgënjejnë si Ferrari, edhe Red Bull
Ndoshta padroni i F1, Bernie Eklestone, ka bërë pakt me djallin për të rënë shi në të gjitha garat. Xhenson Batën fiton garën e Kinës. Anglezi i MekLaren e interpreton më mirë nga të gjithë këtë garë të mbretëruar nga shiu i pandërprerë. Në pod ngjiten edhe Hemilton e Rozberg (MercedesGP). I katërti Alonso, autor i një rikuperimi të madh pas një nisjeje të vonuar për shkak të ndëshkimit me penallti. I pesti Kubica, Petrov (Renault) i 6-i, pastaj Veber, Masa e Shumaker. Shiu i pandërprerë i ka kushtëzuar pilotët në të 56 xhirot e garës së Kinës. Të shumta kanë qenë momentet e nxehta të garës, në të cilën ka ndodhur vërtet gjithçka. Emocionet e para vijnë që me nisjen e vonuar të Alonsos, pasi kalon dy Red Bullët, por më pas duhet të paguajë ndëshkimin e kalimit të tij të avashtë në korsinë e bokseve. Por “Safety Car” e ndihmon spanjollin, duke hyrë dy herë për shkak të incidenteve. Fernando drejton makinën në mënyrë shumë agresive, parakalon Masën në hyrjen në bokse për ndërrim gomash. Braziliani e vuan këtë goditje dhe mundet të marrë vetëm vendin e nëntë në xhiron e fundit, pasi parakaloi një Shumaker në vështirësi të mëdha. Gjermani është parakaluar edhe nga debutuesi Petrov, i shtati me një Renault shumë solid. Skuadra franceze feston kështu edhe vendin e marrë nga Kubika. Garën e Red Bullit e komplikon paksa strategjia e gomave, por gjithsesi Fetel dhe Veber çojnë në shtëpi një vend të shtatë dhe të tetë. Dhe pikërisht Fetel ka përfunduar nën hetim për parakalimin dhe kundërparakalimin ndaj Hemilton gjatë hyrjes në bokse. Për Kronik është Ljuis që sulmon Fetelin para “pit-lane”-it, i cili i përgjigjet në momentin e rifutjes në pistë. I diskutueshëm vendimi i komisarëve të pistës: thjesht një qortim të dyve për “garë të rrezikshme”, por asnjë penalizim. Por Meklaren feston dopjetën e mrekullueshme, me Batën, që konfirmohet kurajoz dhe strategjik me zgjedhjet e tij. I dyti Hemilton, i cili emocionon fansat e F1 me një garë spektakolare, me shumë parakalime. Më në fund Rozberg shndërrohet në piloti i parë i Mercedes GP, pas vendit të tretë të marrë dje.
#