Retë vullkanike, shtyhet gara e Japonisë
MotoGP
Gara e Japonisë, e dyta e Botërorit 2010, është anuluar. Shkaku që i ka shtyrë organizatorët të marrin këtë vendim drastik dhe të rrallë lidhet me pamundësinë e avionëve për të marrë fluturimet për në Motegi, për arsye të reve të provokuara nga vullkani islandez, Eyjafjallajokull, që i ka bërë të pafluturueshëm qiejt e Europës. Prandaj nuk do të ketë garë, të paktën deri në fundin e javës tjetër. Kjo garë do të rikuperohet më 3 tetor. Debati për shtyrjen e kësaj gare kishte filluar që të shtunën në mbrëmje, kur Karmelo Ezpeleta u kishte telefonuar disa menaxherëve të skuadrave të MotoGP për t’i informuar për rrezikun. Kështu që një vendim i tillë nuk ishte krejt i papritur.
#