Barca fiton, rekordin e synon

Barcelona ka fituar edhe ndeshjen e radhës në La Liga duke e mposhtur me rezultat 2 me 1 Valladolidin. Kampioni i ri në La Liga e siguroj fitoren që në pjesën e parë.
Pedro në minutën e 20 dhe Valiente me autogol në minutën e 42 siguruan epërsinë 2 me 0. Golin e nderit Valladolid e shënoj në minutën e fundit kur Perez realizoj nga penalltia.
Barcelona pas kësaj fitoreje i është afruar edhe më shumë rekordit prej 100 pikësh në La Liga./Indeksonline/