Barca ngritë trofeun, Messi e shijon me të birin

Barcelona e ka festuar titullin e 22-të në La Liga. Skuadra e Tito Vilanovës e ka festuar edhe zyrtarisht titullin kampion në "Camp Nou" pas fitores me Real Valladolid.
Trofeun nuk pranoj ta ngrisë kapiteni Carles Puyol, duke vendosur që këtë ta bëjnë Tito Vilanova e Eric Abidal.
Sipas Puyol, lajmi më i mirë i vitit për Barcelonën ka qenë shërimi i Vilanovas dhe Abidal nga kanceri dhe se ata duhet të ngrisin këtë trofe.
Në lojë nuk ishte Lionel Messi, por ai ishte në festë i përcjellur nga djali i tij, Thiago Messi të cilin për herë të parë e solli në fushë.