E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati: Kujdes nga Juve e Milani

Barazimi në shtëpi përballë Kaljarit nuk e ka alarmuar presidentin e Interit, Masimo Morati. "Nuk duhet të habiteni me këtë rezultat, pasi kampionati ka shumë ndeshje dhe mund të ndodhë që në ndonjë prej tyre të barazosh", deklaroi drejtuesi i klubit zikaltër. Gjithsesi, ai ka paralajmëruar të tijtë që të tregojnë kujdes maksimal ndaj rivaleve direkte për titull: Juventusit dhe Milanit. "Kemi të bëjmë me kundërshtarë të fortë, nënvijëzoi ai. Te Juventusi mbi të gjithë po shkëlqen Del Piero, ndërsa Milani është një skuadër që mund të fitojë dhe të luajë futboll argëtues. Për këto arsye duhet të jemi të kujdesshëm".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›