E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça i kundërpërgjigjet Realit: 60 milionë për Ribery

Barcelonë- Mediat spanjolle bëjnë me dije se tekniku i katalanasve, Pep Guardiola, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të bëjnë gjithçka për të sjellë mesfushorin francez Frank Ribery në Camp Nou sezonin e ardhshëm.

Ribery është në listën e shumë klubeve të mëdha, mes tyre edhe Real Madridit, Manchester United, Chelseat dhe Barcelonës.

Florentino Perez publikisht ka pranuar interesimin e tij për Riberyn, por ka zbuluar se Bayern Munich nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e futbollistit dhe se do ta respektojnë dëshirën e bavarezëve.

El Mundo Deportivo shkruan se Guardiola ka biseduar me drejtuesit e Barcelonës dhe ka qenë shumë i qartë, duke kërkuar që Ribery të arrijë në Camp Nou me çfarëdo çmimi.

Katalanasit duket se do të bëjnë një ofertë të përafërt me 60 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›