E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo teston dy lojtarë serbëDinamo nënshkroi pak ditë më parë me Bekim Kulin, teksa në fillim të hapjes së merkatos verore edhe me Gentian Muçën dhe Erbim Fagun, ndërkohë që pritet edhe Endri Vrapi.

Dinamo, pjesëmarrëse në Ligën e Europës (shorti hidhet, më 22 qershor), është duke testuar dy lojtarë serbë: mbrojtësin 22-vjeçar Marko Puticani dhe mesfushorin 23-vjeçar Vladimir Barac.

Gjatë sezonit të kaluar për blutë u aktivizua serbi Danilo Nikolic, që mesa duket është edhe ndërmjetësi i dy patriotëve të tij, madje ashtu si Nikolic dhe Puticani ka qenë pjesë e Bezanijës së Beogradit.

Dinamo nënshkroi pak ditë më parë me Bekim Kulin, teksa në fillim të hapjes së merkatos verore edhe me Gentian Muçën dhe Erbim Fagun, ndërkohë që pritet edhe Endri Vrapi.

E Shtune, 13 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›