Besa pranë firmës me Dragushën e ElokaninEmri i fundit që ka dalë nga media për të veshur fanellën e Besës është ai mesfushorit korçar Paulin Dhembi, i cili është larguar përfundimisht nga Vllaznia, me të cilën luajti sezonin e kaluar.

Kosovari Alban Dragusha dhe Endene Elokan pritet të firmosin shumë shpejt me Besën. Paraprakisht presidenti Nexhat Bizhdili ka rënë parimisht dakord me lojtarët, që pasi të kthehen nga pushimet e tyre do të hedhin firmat mbi kontratë.
Besa vazhdon të jetë në tratativë me trajnerin Shpëtim Duro, teksa besohet se formalizimi i tij në krye të skuadrës kavajase do të realizohet brenda pak ditësh.
Emri i fundit që ka dalë nga media për të veshur fanellën e Besës është ai mesfushorit korçar Paulin Dhembi, i cili është larguar përfundimisht nga Vllaznia, me të cilën luajti sezonin e kaluar.
E Shtune, 13 Qershor 2009