Refik Halili, sërish presidenti i TiranësHalili, i cili arriti t’i jepte titullin e 24-t kampion bardhebluve, do të synojë së pari krijimin e një grupi cilësor për të përballuar aventurën në Ligën e Kampioneve.

Refik Halili do të financojë sezonin e ri të Tiranës. I mbështetur edhe nga donatorja Shefikat Ngjela, Halili, i cili arriti t’i jepte titullin e 24-t kampion bardhebluve, do të synojë së pari krijimin e një grupi cilësor për të përballuar aventurën në Ligën e Kampioneve.
Aktualisht nën kontratë me Halilin e Tiranën janë 12 lojtarë: Migen Memelli, Ansi Agolli, Gjergj Muzaka, Bledar Devolli, Tefik Osmani, Andi Lila, Jetmir Sefa, Sabien Lilaj, Migen Metani, Ergys Sorra, Klajdi Kuka e Blert Hajdari. Priten të firmosin edhe Blendi Nallbani, Abraham Aleçenu dhe Rezart Dabulla.
Së fundi nga Tirana ka dalë në tregun mediatik një interesim i fortë për bomberin e njohur shkodran Vioresin Sinanin. Sulmuesi i Vllaznisë ishte pjesë e Tiranës në sezonin 2007-2007, ku ndihmoi bardheblutë në fitimin e titullit te 23-të të kryeqytetasve, por dhe u shpall “këpuca e artë” e kampionatit me 23 gola.
Te Tirana së fundi u shpall fitues i “këpucës së artë”, sulmuesi Migen Memelli, dhe një dyshe mes këtyre do të ishte më e frikshmja në kampionatin e ardhshëm.
E Shtune, 13 Qershor 2009