E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayernit i duhet një lider i vërtetë

Nga Express më 03 korrik 2011 në ora 12:58

Legjenda e Bayern Munichut, Franz Beckenbauer beson se ajo që ndan klubin nga kulmi i futbollit evropian është mungesa e një lideri të vërtetë.

Edhe pse u mposht nga Borussia Dortmund në garë për titull në Bundesligë sezonin e kaluar, Bayern konsiderohet si fuqi dominuese për futbollin gjerman dhe është favorit për të rikthyer titullin në edicionin e ri.

Mirëpo, është Liga e Kampioneve që gjiganti bavarez e kërkon me ngul në vitet e fundit, garë të cilën nuk e ka fituar nga 2001.

Bayern u mposht në finalen e vitit 2010 nga Inter, ndërsa e përfundoi pjesëmarrjen në fazën eliminatore të edicionit të kaluar duke pësuar humbje nga i njëjti kundërshtar.

Së fundmi, kapiteni Philipp Lahm dhe mesfushori Bastian Schweinsteiger janë paraqitur si liderë, por Beckenbauer beson se atyre u nevojitet kohë e gjatë për të arritur shkallën e legjendës Lothar Matthaus.

“Asnjëri nga këta futbollistë (Lahm dhe Schweinsteiger) nuk është Matthaus. Lahm është Lahm, Matthaus është Matthaus”, tha Beckenbauer për Bild. Ai mendon se Bayern kishte një lider në fushë sezonin e kaluar te mesfushori Mark van Bommel dhe kundërshton vendimin e klubit për lejimin e transferimit të tij në Milan, skuadër të cilës i ndihmoi të fiton titullin në Serie A.

“Van Bommel është kapiten i vërtetë dhe lider. Ndoshta ai nuk ishte futbollisti më i mirë por ishte lider. Ju nevojiten futbollistë të tillë, dhe Bayern ende nuk ka gjetur një lider të vërtetë” përfundoi Beckenbauer.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›