E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça, në çatinë e Evropës, Mesi i bën magji Man. Utd

Lionel Mesi i bën magji
Mançester Junajtid dhe
ngjit Barcelonën në çatinë
e Evropës. Një dominim total
i spanjollëve i kurorëzuar me
nga një gol për pjesë: Eto‘o në
minutën e 10 dhe ylli argjentinas
në minutën e 70.
Një avantazh i merituar i Barcelonës
në fraksionin e parë të
ndeshjes, pasi kishte përjetuar
momente drithëruese në atë
10 minutësh të fillimit, ku ishte
vënë nën presionin e jashtëzakonshëm
të Mançester Junajtid.
"Djajtë e kuq" anglezë, e kishin
nisur këtë sfidë në mënyrën më
të mirë. Brenda 120 minutave
kanë goditur pesë herë portën e
katalanasve, të cilët për çudinë e
të gjithëve po vuanin presionin
e kundërshtarit dhe e kishin
shumë të vështirë të organizoheshim
për t‘iu afruar portës së
kundërshtarit. Kristiano Ronaldo
ishte protagonist i rrezikut
në portën e spanjollëve me disa
gjuajtje të tij nga jashtë zonës.
Por në minutën e 10 të pjesës
së parë, Barcelona ka arritur t‘i
shpëtojë kurthit të Fergusonit.
Ka dalë në lojën e saj, ka ndërtuar
një aksion model, me talentin
Lionel Mesi, i cili, pasi kishte
tërhequr mbi vete vëmendjen
e tre lojtarëve i dha një asist
kamerunasit Samuel Eto‘o. Ky i
fundit ka shmangur ndërhyrjen
e Vidiç dhe më pas ka mposhtur
edhe portierin Vander Sar. Që
nga ai moment, blaugranët kanë
aplikuar qarkullimin e famshëm
të topit, duke demonstruar edhe
një shkëlqim më të madh në
krahasim me kundërshtarin.
Goli i pësuar e ka nxjerrë jashtë
lojës Mançesterin, i cili shfaqet
shumë i brishtë sidomos në
pikën që ishte konsideruar më
i fortë se katalanasit, mbrojtje.
Spanjollët provojnë të gjejnë
golin e dytë me Ksavin dhe Mesin,
por pjesa e parë mbyllet 1-0.
Pjesa e dytë dhuron edhe më
shumë emocione. Janë sërish
katalanasit ata të cilët dominojnë
në fushën e lojës, ndërsa
tifozët anglezët nuk pushojnë
së mbështetur skuadrën e tyre,
edhe pse është në dizavantazhin
e një goli. Mesi, Henri e
Iniesta janë dy personazhet e
kësaj Barcelone të shfrenuar,
e cila arrin me shumë lehtësi
t‘i afrohet zonës kundërshtare.
Henri është pranë golit të dytë
në minutën e 48, por gjuan me
pak forcë dhe topi përplaset në
këmbën e Van der Sarit. Portieri
i anglezëve ka shpëtuar në momentin
e fundit një gol thuajse
të sigurt të Ksavit nga një goditje
dënimi. Fizionomia e ndeshjes
nuk ka ndryshuar. Barça i ka në
dorë frenat e lojës dhe mbrohet
në mënyrë efikase, duke mos e
lejuar asnjëherë Mançesterin
të hyjë në zonë. Në minutën
e 70 vjen edhe goli i dytë me
Mesin, i cili, i lënë i vetëm në
zonë, ka shënuar me kokë, pas
një krosi të marrë nga e djathta.
Një rezultat i drejtë. Mançester
nervozohet, Kristiano Ronaldo
është protagonist i një faulli
të shëmtuar. Mançesteri ndryshon
taktikë dhe hedh në fushë
katër sulmues, por në minutat e
mbetura vetëm se konsolidohet
dështimi i Mançesterit të Aleks
Fergusonit, i cili është dorëzuar
para debutuesit fatlum Pepe
Guardiola.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›