Kërcënimi i Koresë komuniste: Do sulmojmë anijet amerikane
Koreja e Veriut ka kërcënuar
me Ndërmarrjen
e Veprimeve Ushtarake
kundër anijeve të Shteteve
të Bashkuara të Amerikës
dhe Koresë së Jugut që ndodhen
në ujërat në afërsi të vendit
komunist, duke shtuar kështu
shqetësimin për një konfrontim
të mundshëm detar mes vendeve
të sipërpërmendura. Ky kërcënim
vjen disa ditë pasi Pjonjangu
ndërmori një test bërthamor
dhe lëshoi disa raketa me rreze
të shkurtër veprimi. Vendi komunist
ka reaguar me shumë inat
ndaj vendimit të Seulit për t‘iu
bashkuar një programi ndërkombëtar
që ka të bëjë me përgjimin
e anijeve që dyshohet se kanë në
brendinë e tyre armë bërthamore,
apo materiale të tjera si armë
të dëmtimit në masë. Vendimi i
Seulit vjen në një moment kur
situata e konfrontimit po shtohet
dhe rreziku për një konflikt është
në maksimum. Për sa i përket
Koresë së Jugut, ajo deklaroi
se po përgatitej që t‘i përgjigjej
siç duhej çdo lloj provokimi të
Veriut. Lëvizja e fundit e Veriut
vjen ndërsa Këshilli i Sigurimit
i OKB-së po debaton në lidhje
me dënimin që i duhet dhënë
regjimit për shkeljen flagrante të
të gjitha ligjeve ndërkombëtare.
Edhe vetë Presidenti i Shteteve të
Bashkuara të Amerikës, Obama e
quajti provokacionin bërthamor
të Koresë një "dhunim të jashtëzakonshëm"
të ligjit ndërkombëtar.
Ambasadat nga 5 vendet e
përhershme të Këshillit të Sigurimit:
Shtetet e Bashkuara, Rusia,
Kina, Britania dhe Franca, si dhe
Japonia dhe Koreja e Jugut po
punojnë mbi detajet e rezolutës
që do të hidhet për votim. Koreja
e Jugut është e ndarë nga ajo e
Veriut me një mur të fortifikuar
dhe nuk ka dashur deri në fund
të bashkohet me marrëveshjen e
kontrollit të anijeve të dyshuara
për transport të armëve të dëmtimit
në masë. Vetëm kërcënimi i
fundit i të hënës pas provës bërthamore
bëri që Seuli të nxitonte
të bashkohej me programin e
mësipërm. Por Koreja e Veriut ka
bërë të ditur që nuk do të lejojë
asnjë anije të huaj që t‘u afrohet
anijeve të saj dhe në rast të një
këmbënguljeje nga ana e anijeve
do të hapë zjarr. Regjimi komunist
ka bërë të ditur se tashmë
nuk mund të sigurojë më sigurinë
e anijeve amerikane në ujërat
pranë Koresë.
me Ndërmarrjen
e Veprimeve Ushtarake
kundër anijeve të Shteteve
të Bashkuara të Amerikës
dhe Koresë së Jugut që ndodhen
në ujërat në afërsi të vendit
komunist, duke shtuar kështu
shqetësimin për një konfrontim
të mundshëm detar mes vendeve
të sipërpërmendura. Ky kërcënim
vjen disa ditë pasi Pjonjangu
ndërmori një test bërthamor
dhe lëshoi disa raketa me rreze
të shkurtër veprimi. Vendi komunist
ka reaguar me shumë inat
ndaj vendimit të Seulit për t‘iu
bashkuar një programi ndërkombëtar
që ka të bëjë me përgjimin
e anijeve që dyshohet se kanë në
brendinë e tyre armë bërthamore,
apo materiale të tjera si armë
të dëmtimit në masë. Vendimi i
Seulit vjen në një moment kur
situata e konfrontimit po shtohet
dhe rreziku për një konflikt është
në maksimum. Për sa i përket
Koresë së Jugut, ajo deklaroi
se po përgatitej që t‘i përgjigjej
siç duhej çdo lloj provokimi të
Veriut. Lëvizja e fundit e Veriut
vjen ndërsa Këshilli i Sigurimit
i OKB-së po debaton në lidhje
me dënimin që i duhet dhënë
regjimit për shkeljen flagrante të
të gjitha ligjeve ndërkombëtare.
Edhe vetë Presidenti i Shteteve të
Bashkuara të Amerikës, Obama e
quajti provokacionin bërthamor
të Koresë një "dhunim të jashtëzakonshëm"
të ligjit ndërkombëtar.
Ambasadat nga 5 vendet e
përhershme të Këshillit të Sigurimit:
Shtetet e Bashkuara, Rusia,
Kina, Britania dhe Franca, si dhe
Japonia dhe Koreja e Jugut po
punojnë mbi detajet e rezolutës
që do të hidhet për votim. Koreja
e Jugut është e ndarë nga ajo e
Veriut me një mur të fortifikuar
dhe nuk ka dashur deri në fund
të bashkohet me marrëveshjen e
kontrollit të anijeve të dyshuara
për transport të armëve të dëmtimit
në masë. Vetëm kërcënimi i
fundit i të hënës pas provës bërthamore
bëri që Seuli të nxitonte
të bashkohej me programin e
mësipërm. Por Koreja e Veriut ka
bërë të ditur që nuk do të lejojë
asnjë anije të huaj që t‘u afrohet
anijeve të saj dhe në rast të një
këmbënguljeje nga ana e anijeve
do të hapë zjarr. Regjimi komunist
ka bërë të ditur se tashmë
nuk mund të sigurojë më sigurinë
e anijeve amerikane në ujërat
pranë Koresë.