Sheiku i Sitit kërkon një tjetër klub
Sipas agjencisë gjermane të lajmeve "DPA", e cila citon burime nga Dubai, sheiku Suleiman al-Fahim duket mjaft i interesuar në blerjen e një tjetër klubi anglez. Sipas gjasave, objektivi i miliarderit arab që zotëron Mançester Sitin, mund të jetë Çelsi i Roman Abramoviç. Megjithatë, sheiku nuk e ka harruar skuadrën aktuale, me të cilën kërkon të mundë konkurrencën e Mançester Junajtid dhe ta ngrejë në majat e Evropës. Mbështetja financiare për "Sitizwns" nuk mungon dhe drejtori ekzekutiv, Geri Kuk ka deklaruar me optimizëm: "Mund të bëhemi më të mirët në Angli dhe në kontinent".