Barça në kërkim të Bufonit
“Oferta e çmendur" në drejtim të Juventusit dhe Bufonit mesa duket e ka një burim. Nuk është as Mançester Siti i sheikëve e as Çelsi i manjatit rus, por Barcelona, kryesuesja e Ligës Spanjolle dhe kandidatja kryesore për fitimin e Ligës së Kampioneve. Prokuratori i portierit të kombëtares italiane, Silvano Martina, ka patur kontakte me drejtues të katalanëve, në kërkim të një ylli në portë.
Viktor Valdes sigurisht që s’bën pjesë në kategorinë e superyjeve. Kontrata e tij përfundon në qershor të 2010 dhe kërkesa e prokuratorit të tij për rinovim është kthyer mbrapsht. Një shenjë e qartë kjo që presidenti Laporta kërkon të blindojë portën me një superyll. Fillimisht u kërkua portieri i Çelsit, Cech, por blutë londinezë e konsiderojnë të paprekshëm. Tashmë Bufon është numri një në listë: numri “një” për ekipin numër “një”.
Megjithatë oferta e parefuzueshme për drejtuesit bardhezinj dhe Bufon nis nga 50 milionë euro për t’u ulur në tryezën e bisedimit: jo pak, as edhe për Barçën.