Moxhi elozhe Bogdanit ne analizen per Serine A
Qe Erion Bogdani i ka mbijetuar per 10 vjet kampionatit italian per meriten e tij kjo eshte nje gje qe dihet. Por ne momentin aktual nje vleresim nga Luciano Moxhi nuk eshte asnjehere dicka pa vlere perkundrazi behet fjale per nje kenaqesi te madhe. I famshmi ish-drejtor i pergjithshem i Juventusit por edhe i akuzuari i ceshtjes me te bujshme Calcopoli ka theksuar dje per mediat italiane se nje Cezena pa Erion Bogdanin do te ishte shume me e varfer sesa eshte aktualisht. Cezena eshte nje ekip relativisht i varfer teknikisht - thote njeriu qe dikur ishte i afte te bente qindra e qindra telefonata ne dite ne lidhje me futbollin dhe sikurse thuhet edhe ne gjyqet e njepasnjeshme pergatiste fitoret per Zonjen e Vjeter. Te vetmit qe japin vlere per Serine A jane Bogdani dhe Xhakerini - thote ai. Bogdani ka qene nje lojtar jo i vleresuar sa duhet ne mediat italiane ndoshta per shkak se shenon pak gola per nje qendersulmues por nje njohes i zanatit si Moxhi pavaresisht se per cfare e ka perdorur ai kete aftesi di ta pikase rendesine e nje lojtari te tille. Bashke me sulmuesin shqiptar dhe me kolegun e tij Xhakerini Moxhi jep nje note te mire per trajnerin e Cezenes Fikadenti sepse sic thote ai po ben qe skuadra te jape me shume sesa mundesite reale dhe te arrije nje mesatare pikesh ne kampionat mjaft dinjitoze per nje klub te ngjitur nga Seria B dhe aspak te pasur. Bogdani eshte shenuesi me i mire i Cezenes me 4 gola ndersa ka dhene nje kontribut teper te madh taktik por edhe ne aspektin mbrojtes per skuadren modeste. Nderkohe ajo qe e implikon Moxhin ne keto elozhe per sulmuesin shqiptar ka te beje me faktin e vetem se i viri i tij menaxher i GEA-s eshte edhe menaxheri personal i Bogdanit.