Barça siguron Sançezin, në sulm për Fabregas
Katalanasit kanë arritur të bëjnë të tyrin talentin e Udinezes, mungojnë vetën disa detaje të vogla që marrëveshja të konkretizohet
Barcelona ka mundur konkurrencën e fortë të skuadrave të tjera europiane dhe pret vetëm zyrtarizimin për blerjen e Aleksis Sançez, ndërsa është e bindur të vazhdojë betejën për të transferuar në “Camp Nou” kapitenin e Arsenalit, Çesk Fabregas. Konfirmimi vjen nga vetë trajneri i kampionëve të Spanjës dhe Europës, Pep Guardiola, i cili ka shpalosur planet e merkatos për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. "Çesk është një lojtar i Arsenalit dhe i takon klubit të vendosë për të ardhmen e tij. Gjithsesi, ne i kemi bërë ofertën tonë dhe nuk do të tërhiqemi nga objektivi për të finalzuar tranferimin e tij. Sa i përket Sançez, kemi arritur një marrëveshje me Udinezen dhe ai është shumë pranë konfirmimit. Sançez është një lojtar i rëndësishëm për ne, pasi mund të luajë në tre pozicione të ndryshme në repartin e sulmit”, ka thënë Guardiola. Tekniku spanjoll ka folur edhe për sezonin e ardhshëm, teksa është shprehur se skuadra do të kërkojë të ruajë tiujt kampion në Primera Division dhe Ligën e Kampioneve. “Sigurisht nuk do të jetë e lehtë, pasi rivaët tonë janë forcuar shumë, por ne I kemi të gjitha mundësitë për të vazhduar rrugën e suksesit”, ka përfunduar Pep Guardiola. Barcelona vijon stërvitjen në Spanjë ku do të zhvillojë një miqësore me kroatët e Hajdukut të Splitit, përpara se të niset drejt Shetetve të Bashkuara të Amerikës për një fazë të shkurtër përgatitore.