Uruguaji synon trofeun e 15-të
Uruguaji ka hedhur një hap drejt triumfit në Kupën e Amerikës, duke siguruar biletën e parë për në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit amerikano-jugor. Dy gola të sulmuesit të Liverpulit Louis Suarez i kanë dhuruar fitoren e pastër 2-0 skuadrës së drejtuar nga Oskar Uashington Tabarez në gjysmëfinalen kundër Perusë. Kjo e fundit, ishte një nga surprizat e këtij truneu, por ëndrra e skuadrës peruane ka zgjatur vetëm në 45 minutat e para të sfidës. Megjithë përpjekjet e Uruguajiut për të shënuar pjesa e parë do të mbyllej me rrjeta të paprekura. Gjithsesi, me rikthimin në fushë, Peruja do të rezistonte vetëm 8 minuta. Suarez do të dërgonte topin në rrjetë për shbllokuar rezultatin e gjysmëfinales. Pas kësaj fitoreje Uruguaji ka siguruar finalen e Kupës së Amerikës, ndërsa është shumë pranë rekordit për të ngritur për herë të 15-të trofeun. Deri tani Uruguai dhe Argjentina e kanë fituar nga 14 herë turneun më të rëndësishëm të futbollit në Amerikën e Jugut.