Barça “ngec” në Bilbao, humbet kreun
Në fushën e vështirë të “San Mame”, katalanasit duhet të fitonin patjetër, për të rimarrë kryesimin (vetëm pak minuta para se të fillonte ky takim, Reali kishte mundur Santanderin) . Megjithatë, baskët janë një ekip shumë i vështirë për t’u mundur, sidomos në shtëpi.
Kampionët e 5-fishtë të sezonit të kaluar marrin kryesimin në minutën e 54-t me anë të Dani Alvesh, që mposht portierin vendas, pas një pasimi të marrë nga Ksavi në mesfushë. Megjithatë, epërsia e katalanasve zgjati vetëm nëntë minuta, pasi në të 63-tën, Tokero barazon gjithçka.
Kështu, përfundon 1-1 dhe Barcelona “bie” nga froni i Primera Divizionit, duke ia lënë Realit të Madridit. Tashmë gjithçka do të vendoset në “Kamp Nou”, aty ku javën e ardhshme gjigandët do të përballen me njëri-tjetrin.
Atletik Bilbao 1 – 1 Barcelona (Toquero 63'' / D. Alvesh 54'')
Atletik Bilbao: Iraizoz; Iraola, Ustaritz, Amorebieta, Koikili; Gurpegi, Orbaiz (Toquero 57’), Javier Martinez, Yeste (Gabilondo 74’); Susaeta Laskurain, Llorente (De Marcos 77’). Trajner: J. Caparros
Barcelona: Valdes; Daniel Alvesh, Piquet, Chygrynskiy, Maxëell; Xavi (Henry 84’), Busquets, Keita; Pedro, Messi (Krkic 76’), Iniesta. Trajner: P. Guardiola
Gjyqtar: M. Gonzalez
Kartonë të verdhë: J. Martinez / Keita