Barça-Inter, në “Kamp Nou” luhet ndeshja e madhe
Ende shumë pikëpyetje për t’u zgjidhur në lidhje me formacionet e të dyja skuadrave, kur kanë mbetur vetëm pak orë nga fillimi i supersfidës. Për trajnerin spanjoll, Pep Guardiola, është i sigurt aktivizimi i Zllatan Ibrahimoviç që nga minuta e parë. Ndërkohë që Leo Mesi me shumë mundësi do ta nisë ndeshjen nga stoli. Të sigurta janë mungesat e Abidalit, Jaja Ture dhe Rafael Markezit.
Në kampin zikaltër, Mourinjo do të mbështetet tek Uesli Shnajder, që duket se është riaftësuar plotësisht dhe do të jetë që nga minuta e parë. Fantazisti hollandez do të luajë pas krahëve të dyshes Eto-Milito dhe do ta detyrojë Stankoviçin të luajë në krahun e majtë të mesfushës, duke sakrifikuar Tiago Motën.
Nuk kanë munguar edhe deklaratat e kundërdeklaratat në prag të përballjes. Samuel Eto është një “ish”, që rikthehet në stadiumin ku fitoi gjithçka. Megjithatë, nuk ndien as nostalgji, as keqardhje. “Gjithmonë kam dhënë maksimumin për Barcelonën. E kam mbrojtur me zemër këtë fanellë. Por tani jam tek Interi dhe dua të fitoj. Nëse shënoj nuk do të festoj, në respekt të tifozëve. Kurse Guardiolës do t’i shtrëngoj dorën, ashtu siç bëra në ‘San Siro’”, nënvizoi sulmuesi kamerunas.
Nga ana tjetër, trajneri katalanas, Pep Guardiola, kërkon maksimumin nga cilido lojtar që do të jetë në fushën e lojës. Prania apo mungesa e Mesit apo Ibrës, për spanjollin nuk është një justifikim. “Mund t’ia dalim, me apo Mesin e Ibrën. Do të luajmë në sulm, sepse kjo është mënyra jonë e të luajturit. Nuk dua justifikime”, tha Guardiola.
Barcelona-Inter, ja si mund të luajnë skuadrat sot:
Barcelona(4-3-3): Valdes; D.Alvesh, Pike, Pujol, Maksuell; Buske, Ksavi, Keita; Pedro, Iniesta, Ibrahimoviç. Trajner: P. Guardiola
Inter (4-3-1-2): H.Sezar; Maikon, Lusio, Samuel, Kivu; Zaneti, Kambiaso, Stankoviç; Shnajder; Eto, Milito. Trajner: H. Mourinjo
Gjyqtar: M. Busaka (Zvicër)
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të vlefshme për grupin F, Rubin Kazani pret në fushën e vet ukrainasit e Dinamos së Kievit. Edhe kjo përballje, ashtu si ajo e “Kamp Nout”, do të jetë vendimtare për të përcaktuar fatet e grupit, ku të katër eikpet janë në lojë për t’u kualifikuar.