Fletcher: Të gjithë sakrifikonim për Ronaldon

Darren Fletcher thotë se të gjithë bashkë-lojtarët e tij te Manchester United kishin sakrifikuar për Cristiano Ronaldon.
Kapiteni i kombëtares skoceze shënoi një gol të shkëlqyer në fitoren 3-0 të United ndaj Evertonit gjatë fundjavës, dhe ka thënë se ai mund të avancojë në sulm më shumë, tashmë që Ronaldo nuk është më në ekip.
"Çdo ekip në botë do ta ndjente mungesën e tij. Ai është një lojtar fantastik dhe një golashënues i shkëlqyer. Ai u adaptua shumë kur ishte këtu. Ai kaloi nga një anësor i butë në një anësor golashënues dhe lojtarin më të mirë në botë", ka thënë Fletcher.
"Shpresoj se tashmë mund të jemi një ekip më i bashkuar dhe lojtarët tjerë do të përmirësojnë lojën e tyre për të mbuluar zbrazëtirën e lënë nga mungesa e tij. Kemi nevojë për më shumë gola nga mesfushorët dhe më shumë gola nga të gjithë lojtarët".
"Po aq sa Cristiano ishte i nevojshëm për ne, i gjithë ekipi sakrifikonte shumë për të. Si mesfushor, e di se unë nuk mund të shkoja për të goditur në sulm, pasi Cristiano ishte i avancuar. Tashmë mendoj se ka më shumë mundësi që mesfushorët të shënojnë gola" ka shtuar skocezi.