E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inzaghi: Ëndërroj të mbetem te Milani

Filippo Inzaghi shpreson të vazhdojë qëndrimin në Milan. Sulmuesi veteran do të jetë i lirë në fund të këtij sezoni, kur i skadon kontrata me klubin. Por, ai shpreson t'i ofrohet marrëveshje e re që do t'i mundësonte të qëndronte me kuq e zinjtë, ku ka kaluar nëntë vite.

"Jam i qetë. Nënkryetari Galliani më ka thënë kohë më parë se do të bisedojmë rreth të ardhmes sime në janar ose shkurt. Nëse zyrtarët e klubit dëshirojnë që unë të mbetem, atëherë do të jem këtu. Ëndërroj të mbetem në Milan", tha Inzaghi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›