E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi E, Fiorentina-Liverpul, "luftë" për vendin e dytë

Vjollcët kanë nëntë pikë, një më pak se Olimpiku i Lionit dhe u mjafton një pikë në takimin e sotëm, për të siguruar matematikisht kalimin në fazën e 1/16. Prandeli duhet të bëjë llogaritë pa mbrojtësin Gamberini, Mutu dhe Jovetiç.

Megjithatë, nuk është aspak më e mirë situata në kampin francez. Bodmer, Tulalo, Revelje dhe Klerk nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Klod Puel në ndeshjen e “Artemio Frankit”. Megjithë se Lioni është kualifikuar, sot do të kërkohet sërish fitorja, për të siguruar vendin e parë në grup.

Mjaft e vështirë situata e Liverpulit. 5 herë Kampionët e Europës kanë grumbulluar vetëm katër pikë pas katër ndeshjeve të para dhe rrezikojnë seriozisht kalimin e grupit. Sot në mbrëmje skuadra e Rafa Benitezit do të kërkojë tri pikët në fushën e Debreçenit, duke shpresuar edhe në një humbje të Fiorentinës përballë Lionit.

Nëse kjo ndodh, atëherë gjithçka do të vendoset në sfidën e fundit, ku “The Reds” do të presin në “Anfield Road” Fiorentinën. Në takimin e sotëm për anglezët do të mungojë Torres, Riera dhe Glen Xhonson.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›