E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça në "sulm" për sulmues

Kur jemi vetëm disa ditë para mbylljes së merkatos dhe kur deri tani është lënë të kuptohet se merkatoja e verës për Barcelonën është mbyllur tashmë e përditshmja sportive katalanase "Sport" shkruan se kampionët e Spanjës do të tentojnë të sjellin në Camp Nou një sulmues.

Pas shitjes së David Villas te Atletico Madrid, ardhjes së Neymar dhe kërkesave të shumta për një mbrojtës qëndre, Barça tashmë duket se ka hedhur sytë nga reparti ofensiv.

Sipas asaj që shkruan sot "Mundo Deportivo", Barcelona po interesohet fuqishëm për sulmuesin bask të Juventus Fernando Llorente, i cili deri tani duket jashtë planeve të Antonio Contes. Por Tata Martino ka në listën e tij edhe disa emra të tjerë siç janë:

Samuel Eto'o - Anzhi

Juan Mata - Chelsea

Fred - Fluminense

Fernando Torres - Chelsea

Oscar Cardozo - Benfica

Lucas Barrios - Spartak Moska

Nelson Valdez - Al Jazeera

Lisandro Lopez - Ol.Lyon

Adrian Lopez - Atletico Madrid
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›