E Diel, 1 Nëntor 2026

Barça, start me vuajtje ndaj një Spartaku heroik

BARCELONE - Gjithçka sipas parashikimeve në "Kamp Nou", ku Barcelona ka mundur 3-2 Spartakun e Moskës, megjithatë fitorja ka qenë më shumë se e vuajtur për katalanasit. Ndaj rusëve, ekipi blaugrana ishte në disavantazh deri 20 minuta para fundit, atëherë kur Lionel Mesi vendosi të bëjë Lionel Mesin, duke shënuar dy gola vendimtarë. Ajo që nuk pritej ishte avantazhi i Spartakut pas golit të parë të Barcelonës. 

Unai Emeri ishte i vetëdijshëm se në "Kamp Nou" duhet të ruhesh. Spartaku është një skuadër diskrete, e mirëvendosur dhe me ndonjë përforcim të mirë, si Kim Kallstrom, por diferencat në fushë kanë qenë të mëdha. Ajo që bie në sy te Barça është se në ndryshim nga epoka "Guardiola", mbrojtja lejon më shumë gola. Katalanasit e nisën sfidën pa Iniestën, Pujol e Zhordi Albën, ndërsa pas 10 minutash janë detyruar të luajnë edhe pa Pike. Pas 14 minutash, Tejo arrin të shënojë me një gjuajtje nga jashtë, duke shfrytëzuar një gabim të Kiril Kombarov. Një gol mjaft i bukur i 21 vjeçarit, tek i cili Guardiola besonte shumë. 

Dukej një ndeshje e lehtë, por pas një aksioni të Emenike, Maskerano pason në zonë dhe Dani Alvesh në tentativë për ta larguar, e dërgon në portën e tij. Reagimi i Barcelonës qe i dobët, ndërsa rusët e kthyen portën e tyre në një fortesë. Në minutën e 59-të, një kundërsulm i rrezikshëm, solli golin e dytë të Spartakut, me Romulon. Dukej një çudi e vërtetë, por vuajtjet e Barçës u zgjidhën sërish nga Lionel Mesi. Ai shënoi një gol të lehtë pas asistit të Tejos, ndërsa realizoi edhe golin e tretë me argjentinasi, këtë herë me kokë.

(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›