Chelsea kercenon Juventusin

Chelsea nis mbrojtjen e titullit në Champions League përballë kampionëve të Italisë, Juventusit. Trajneri i londinezëve, Roberto Di Matteo thekson se ekipi i tij do të kërkojë historinë, edhe pse e ka të qartë që konfirmimi si skuadra më e mirë në Europë do të jetë më i vështirë.
“Në çdo sezon, në Champions marrin pjesë skuadra edhe më të forta, si PSG apo Juventusi. Kjo e bën edhe më të vështirë dëshirën që ta fitosh për dy dytën herë radhazi trofeun, një mision që deri më tani askush nuk e ka realizuar. Megjithatë, ne do të tentojmë të bëjmë të pamundurën”.
Objektivi është mjaft i vështirë, edhe sepse përveç bardhezinjve, kundërshtarë të tjerë në Grupin E janë edhe kampionët e Danimarkës, Nordsjelland dhe kampionët e Ukrainës, Shakhtar Donetsk.
Në anën tjetër, edhe në “Stamford Bridge” Juventusi do të luajë pa Antonio Conte-n të pezulluar, ndërsa në stol do të qëndrojë asistenti Carrera, që u shpreh entuziast për sfidën me kampionët në fuqi.
“Jam i lumtur që ndodhemi këtu dhe jemi krenarë që përballemi me kampionët e aktivitetit. Ky është një test i madh për Juventusin, por nuk kemi frikë. Do të na shërbejë për të kuptuar realisht se në çfarë niveli jemi si skuadër”.
Ndërkohë, kapiteni bardhezi, Buffon, hodhi poshtë hamendësimet se Juventusi mund të ketë shanse për të triumfuar ne Champions.
“Mendoj se janë tre apo katër skuadra që janë më të mira se ne në këto momente, si në kualitet ashtu edhe në eksperiencë. Juventusi është mes 4-5 ekipeve të tjera që vijnë më pas. Megjithatë për ne është e rëndësishme të japim maksimumin dhe të shfaqemi si konkurrues”.
Italianët paraqiten në këtë ndeshje me ecurinë prej 42 ndeshjesh radhazi pa humbje në Serinë A, ndërsa Chelsea është një skuadër e fortë, mbi të gjitha në fazën e grupeve në Champions, ku janë renditur të parët 7 herë në 9 edicionet e fundit.