E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Kampionëve, ja rezultatet e ndeshjeve

Chelsea nuk ka arritur të mbajë epërsinë prej 2 golash me Juventusin duke pësuar 2 të tjerë për nja barazim në këtë sfidë me rezultat 2 me 2.Dy gola fantastik nga Oscar mundësuan epërsinë prej 2 me 0 në minutat 33 dhe 38. Por Juve kthehet në lojë në pjesën e dytë duke shënuar 2 herë me golat e Vidal dhe Quaglariela. Të dy skuadrat vlerësohen favorite në këtë grup, por se lider i grupit është Shakhtar Donetsk, skuadër e cila fitoj 2 me 0 me skuadrën Nordsjealland.
 

Nderkaq Barcelona ka shënuar fitore aspak të lehtë me Spartak Moskën në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve. Barca arriti fitore me rezultat 3 me 2 në takimin ku heroi përsëri ishte Leo Messi. Tello shënoi gol të bukur për epërsinë e Barcës, ndërsa Alves realizoi autogol për barazim të rezultatit. Spartak kaloi në epërsi me golin e Romulo në minutën e 59. Leo Messi arrin ta kthejë Barcë në lojë me dy gola brenda 10 minutash, për fitoren e parë të Barcelonës

Manchester United ka fituar takimin me Galatasarayn me një gol të vetëm të shënuar në fillim të ndeshjes. Carrick realizoi për 1 me 0 në minutën e 7 për fitoren e Man United.United pati shansin për të dyfishuar epërsin por që Nani dështoi nga penalltia, të cilën e priti Muslera. United prin në grup me 3 pikë së bashku me Cluj, skuadër e cila fitoj takimin me Bragën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›