E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora shtyn ndeshjet e Premierligës

Nga Express më 19 dhjetor 2010 në ora 12:29

Ndeshja e Chelseas kundër rivalit për titull Manchester Unitedit u anulua për shkak të reshjeve të dendura të borës të shtunën, që shtynë shumicën e ndeshjeve të Premierligës të parapara të zhvillohen gjatë kësaj fundjave.

Kushtet ua vështirësuan tifozëve të përcjellin ndeshjet, ndërsa takimi i Chelseas me Manchester Unitedin të dielën ishte përballja kryesore prej gjithsejtë gjashtë takimeve që ranë viktimë e ngricës së madhe.

Ndeshja në Stamford Bridge ishte shtyrë rreth 27 orë para fillimit të saj, pas këshillimit me policinë dhe autoritete lokale në Londër. Edhe ndeshjet e Arsenalit dhe Liverpoolit u shtynë para fillimit të tyre të shtunën, kur u zhvilluan vetëm dy përballje, Sunderland-Bolton dhe Blackburn-West Ham.

Arsenali, që u desh të takohej me Stoke, ka njoftuar se shtatë centimetra borë kishte rënë mbi stadiumin Emirates para se gjyqtari të shtynte takimin. Reshje të dendura të borës kishte edhe në Liverpool, ku ekipi vendas u desh të takohej me Fulhamin, ish skuadrën e menaxherit të tyre Roy Hodgson. Takimet tjera që u shtynë janë Wigan-Aston Villa, Birmingham-Newcastle, Blackpool-Tottenham, ndërsa West Bromwich-Wolverhampton pritet të luajnë të dielën. Manchester City e pret Evertonin të hënën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›