E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hodgson kërkon përforcime

Nga Express më 19 dhjetor 2010 në ora 12:31

Menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson, shpreson të sjellë përforcime në ekipin e tij gjatë muajit të ardhshëm. Strategu i skuadrës nga Anfield Road ka diskutuar me pronarin John W Henry rreth mundësisë së blerjeve të reja gjatë afatit kalimtar të janarit.

Por, Hodgson ka theksuar se nuk është i sigurt se çka do të sjellë janari.

“Vetëm mund të shpresoj në rikthimin e një ose dy futbollistëve të lënduar në fusha të caktuara. Pas lëndimeve të Jamie Carragher, Daniel Agger, Jay Spearing dhe Steven Gerrard jemi goditur rëndë në disa fusha. Andaj, shpresoj se do të kemi mundësi të sjellim përforcime në janar, që do të na ndihmonin të përmirësojmë ekipin”, tha Hodgson për ESPN.

“Ambiciet e mia për përmirësimin e ekipit ndahen edhe nga pronarët, por duhet të presim dhe të shohim se çfarë mundësish na ofrohen”, shtoi ai.

Shenja pozitive kanë ardhur të premten, kur sugjerohej se Gerrard do të jetë gati për ndeshjen kundër Fulhamit të shtunën, takim që u shty për shkak të borës. Liverpool ka fituar katër ndeshjet e fundit të Premierligës në Anfield dhe rikthimi i kapitenit do të jetë përkrahje e madhe për ekipin, para orarit të ngjeshur të fundvitit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›