E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhamia e re, ambientalistët: Për70 sekonda u prenë 70 pemë

Të tjera rreth shkrimit VD/Sazan Guri:70 pemë bien për 70 sek Xhamia e re, priten selvitë 100-vjeçare Tiranë - Ndërtimi i xhamisë së madhe para lulishtes së Parlamentit si dhe e dy qendrave tregtare është bërë shkak që ambinetalistët të protestojnë sërish. Të përfaqësuar nga Sazan Guri, një grup ambinetalistësh kanë shpehur shqetësimin e tyre, lidhur me shkatërrimin e atyre pak ambienteve të gjelbra që i kanë mbetur Tiranës, duke kërkuar që të anulohet plani për ndërtimet në këtë zonë . 

“Mblidhemi për të disatën herë, për t’i thënë vendim-marrjes shqiptare, si asaj bashkiake si dhe asaj qeverisje të madhe dhe qeverisje të vogël që në Shqipëri nuk është rasti i vetëm dhe i parë që ndërtimet bien ndesh me ligjet e natyrës. Në këtë zonë ku jemi ne shikojmë një grop të sapohapur, shikojmë një pyll të sapoprerë, madje një pyll 100 – vjeçar, medje pemë 70 metra të larta ku priten në 70 sekonda.
 
Kushdo që mendon që ne ngrihemi kundra biznesit, kundra xhamive, është i gabuar. Ne ngrihemi kundra vendosjes së këtyre 3-4 veprave: Parlament, dy biznese dhe një xhami në këtë lloj katrahure me njëra – tjetrën” u shpreh Sazan Guri.

Kjo nuk është hera e parë që ambientalistët ngrihen në proteste kundër shkatërrimit të hapësirave të gjelbërta, por që fatkeqsisht nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e autoriteteve shtetërore.

(v.gj/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›