E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona-Liverpuli, sfida e dy fituesve te fundit

Barcelona do të përballet me Liverpulin në raundin e "vdekjes" në Ligën e Kampioneve. Dy skaudrat janë edhe dy fituesit e fundit të Ligës së Kampioneve. Kampioni në fuqi Europës dhe i Spanjës do të presë pesë herë kampionët e kontinentit në "Kamp Nou" në duelin e parë midis tyre, për tu rikhyer në "Anfield" dy javë më vonë. Një tjetër ballafaqim "shok" është edhe ai midis Portos dhe Celsit, kampionit të Anglisë, që drejtohet nga portugezi Hoze Mourinjo, ish-trajner i Portos, me të cilin fitoi titullin e dyte europian në vitin 2004. Takimet do të luhen në 20 dhe 21 shkurt dhe ato të kthimit më 6 dhe 7 mars 2007.
Në një të tetat e finaleve, Sëlltiku do të përballet me Milanin që e ka fituar gjashtë herë, ndërkohë që kampionia e Holandës, PSV Eindhoven, fitues në vitin 1988 do të përballet me finalisten e sezonit të kaluar, Arsenalin. Lilë, për të tretën herë në Ligën e Kampioneve do të përballet me Mancester Junaitid, fitues i titullit europian më 1968 dhe 1999. Olimpiku i Lionit, kampioni i Francës do të përballet me Romën, finaliste në vitin 1984, por që kualifikohet për herë të parë në formatin e Ligës së Kampioneve. Përsa i përket Bajernit të Mynihut, kampionia e Gjermanisë dhe katër fituese e Europës, për herë të fundit në vitin 2001, do të përballet me Realin e Madridit, nëntë herë kampione e Europës. Interi, dy herë fitues në vitet '60 ka kundërshtar
Valencian, finaliste e Ligës së Kampioneve në vitet 2000 dhe 2001.
Finalja e Ligës së Kampioneve do të luhet, më 23 maj 2007 në Athinë.

Ciftet në Ligën e Kampioneve
Porto-Celsi
Sëlltik-Milan
PSV Eindhoven-Arsenal
Lilë-Mancester Junaitid
Roma-Lion
Barcelona-Liverpul
Real Madrid-Bajern Munih
Inter-Valencia

Ndeshjet e para luhen me 20/21 shkurt ato të kthimit më 6/7 mars

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›