E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barazon Ervis Masha

Pas pesë fitoreve radhazi në ringun profesionist Ervis Masha është ndalur në duelin e tij të gjashtë të zhvilluar në "Antvorskovhallen" të qytetit Slagelse në Danimarkë. Durrsaku 23-vjecar që bokson në kategorinë "Featherëeight" (deri në 57 kilogramë) është ndarë baraz me ekuadorianin Francisco Alex Bone Palma. Pas përballjes prej gjashtë rundash gjyqtarët kanë vendosur që lufta mes Mashës dhe ekuadorianit të quhej e barabartë.
Ervis Masha kishte filluar karrierën e tij si boksier profesionist më 14 hanar të këtij viti. Prej asaj kohe shqiptari kishte fituar pesë përballjet e zhvilluara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›