Shorti: Ekipet italiane me fat

Në selinë e përgjithshme të UEFA-s u hodh gjithashtu edhe shorti i një të 16-ve të Kupës UEFA, që zhvillohet me eliminim direkt. Nga ekipet italiane janë dy ekipe: Livorno që do të përballet me spanjollët e Espanjol dhe Parma që do të presë portugezët e Braga. Ndeshjet e para do të luhen më 14/15 shkurt dhe ato të kthimit më 22 shkurt. Më 8 dhe 15 mars do të luhen një të tetat. Finalja e Kupës UEFA do të diskutohet në Gllazgou, më 16 maj 2007.
Ciftet
1. Zulte (Belgjikë)-Njukasëll (Angli)
2. Braga (Portugali)-Parma (Itali)
3. Lens (Francë)-Panathinaikos (Greqi)
4. Bayer Leverkusen (Gjermani)-Blekbërn (Angli)
5. Hapoel Tel-Aviv(Izrael)-Rejnxhërs (Skoci)
6. Livorno(Itali)-Espanjol (Spanjë)
7. Fejenord (Holandë)-Totenhem (Angli)
8. Fenerbahce (Turqi)-AZ Alkmar (Holandë)
9. Verder Bremen (Gjermani)-Ajaks (Holandë)
10.Spartak Moskë (Rusi)-Selta Vigo (Spanjë)
11.CSKA Moskë (Rusi)-Makabi Haifa (Izrael)
12.AEK (Greqi)- Paris Saint-Germain (Francë)
13.Benfika (Portugali)-Dinamo Bukuresht(Rumani)
14.Steaua Bukuresht (Rumani)-Sevilja (Spanjë)
15.Shakhtar Donetsk (Ukrianë)-Nansi(Francë)
16.Bordo (Francë)-Osasuna (Spanjë)