E Diel, 1 Nëntor 2026

Barcelona-Mesi, përjetësisht bashkë

Sipas marrëveshjes së re, sulmuesi 22-vjeçar do të përfitojë 9 milion euro për çdo sezon të kaluar në “Kamp Nou”, si askush tjetër, deri më 30 qershor 2016.

Gjithashtu, në kontratën e re ekziston një klauzolë, sipas së cilës nëse një klub është i interesuar për shërbimet e talentit argjentinas, ai duhet të derdhë në arkat e klubit spanjoll plot 250 milion euro.

Kjo e bën praktikisht të pamundur largimin e Mesit nga Barcelona. Vetë ai e ka shprehur disa herë se ka dëshirë të qëndrojë te klubi katalanas deri në fund të karrierës së tij.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›