E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premier Liga “ndizet” nga ndeshjet derbi

Blutë e Londrës, që kryesojnë Premier Ligën me pikë të plota, do të presin në “Stemford Brixh” Totenhemin e vendit të dytë, për të vijuar ecurinë pozitive në këtë fillim sezoni.

Nga ana e tyre, “Gjelat” do kërkojnë të rikthehen te fitorja pas humbjes së një jave më parë kundër Mançesterit.

Ndërkohë, po nesër “Djajtë e kuq” të Aleks Ferguson do përballen në”Old Traford” me Mançester Sitin e vendit të tretë. Pas fitores në shtëpi javën e kaluar, Siti do kërkojë të befasojë në derbi.

Në ndeshjet e tjera, Arsenali do kërkojë tri pikët përballë Uiganit në shtëpi, ashtu si Aston Vila ndaj Portsmuthit në “Vila Park”. Liverpuli luan në transfertën e Londrës përballë Uest Hemit të Xhanfranko Zolës, kurse Sandërlendi i Lorik Canës udhëton sot drejt Bërnlit debutues në Premier Ligë.

Bolton-Stok Siti, Hull-Birmingam, Ulverhempton-Fulham dhe Everton-Blekbërn janë ndeshjet e tjera të javës së gjashtë në kampionatin anglez.

Premier Liga, java VI:

Sot
Bërnli-Sandërlend
Arsenal-Uigan
Aston Vila-Portsmuth
Bolton-Stok
Hull-Birmingam
Uest Hem-Liverpul

Nesër
Mançester Junajtid-Mançester Siti
Ulverhempton-Fulham
Everton-Blekbërn
Çelsi-Totenhem

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›