Vizat, Pack: BE, jo dallime për Shqipërinë dhe Bosnjën!
Debati në Parlamentin Evropian lidhur me heqjen e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, ishte shumë i gjallë. Prej 2010-ës, qytetarët e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë do të udhëtojnë pa viza në hapësirën e Shengenit.
Detyrimi për viza mbetet për Bosnjën, Shqipërinë e Kosovën, që sipas komisionerit përkatës Barrot, plotësimi i kushteve nga këto vende do të jetë në një të ardhme të afërt. Por nga ana tjetër ai propozon bashkëpunimin e këtyre vendeve me Brukselin.
Nga ana tjetër, eroparlamentarja Doris Pack flet për rregulla të reja në BE, por kritikon faktin se shumë qytetarë mbeten jashtë këtyre rregullave.
"Nuk e besoj se mund të bëhen dallime kaq të mëdha në një rajon kaq të ngushtë. Në veçanti në rastin e Bosnje-Hercegovinës, kemi të bëjmë me dënimin e një populli, i cili ka vajtuar më së shumti, për shkak të gjendjes atje. Në qoftë se Bosnje-Hercegovina nuk e fiton të drejtën e udhëtimit të qytetarëve pa viza, ndërsa Kroacia dhe Serbia e fitojnë këtë të drejtë, atëherë kroatët dhe serbët do të kenë përparësi. Myslimanët do të getoizohen, që me siguri nuk është mirë", vlerësoi ajo.
Sipas Pack, politikanët në Bosnjë nuk i kanë kryer detyrat e tyre dhe janë përgjegjës për vazhdimin e regjimit të vizave. Ajo mendon se duhet ushtruar presion ndaj politikanëve që të kryejnë detyrat e tyre. "Problemi është që politikanët në rajon nuk i marrin fare seriozisht problemet e gjeneratave të reja. Politikanët mund të lëvizin pa viza dhe luftojnë vetëm për idetë e tyre nacionaliste. Asnjë nuk përpiqet ta forcojë shtetin", vijoi ajo. Kushti kryesor për heqjen e vizave është pamundësimi i falsifikimit të pasaportave me të dhëna biometrike. Komisioni Evropian është i mendimit se në Bosnjë - Hercegovinë dhe në Shqipëri ende nuk janë plotësuar këto kushte, edhe për shkaqe financiare. Deputeti bullgar Andrej Kovaçev propozon që BE-ja t'i ndihmojë këto vende.
Sipas tij duhet të ndërmerren masat e domosdoshme teknike dhe të plotësohen kushtet për lëshimin e pasaportave me standarde të tjera, të sigurohet shkëmbimi i informatave dhe bashkëpunimi, etj.
"Në Parlament kemi zhvilluar një debat intensiv për mbështetjen financiare të këtyre vendeve dhe arritjen e standardeve të duhura", është shprehur ai në një prononcim për DV. Javën që vjen Komisioni i BE-së pret informacione më të detajuara për gjendjen. Sipas të gjitha gjasave, Parlamenti Evropian do të debatojë sërish në tetor, për liberalizimin e vizave në Ballkanin Perëndimor. /INA/