E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhnin naftë te Mali me Gropa, arrestohen 3 persona.

Arrestimi i tyre u krye sepse dje dyshohet se në Malin me Gropa, kanë tentuar të vjedhin lëndë djegëse e llojit naftë, në antenat e vendosura për një kompani.

Të arrestuarit janë M. Sinani, 26 vjeç, E. Pepa, 24 vjeç, M. Tanushi, 44 vjeç, të tre banues në Tiranë, ndërsa Tanushi ishte i dënuar më parë për rrahje.

Pas veprimeve hetimore dhe proceduriale, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy mjete të cilat shërbenin për transportimin e naftës, si dhe u sekuestruan 3 bidona me nga 30 litër të mbushura me naftë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “vjedhjes së mbetur në tentativë”, kryer në bashkëpunim.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›